19 maturantë të Shkollës së Mesme Artistike “Prenkë Jakova” kanë marrë të drejtën për të konkurruar në provimet e detyrueshme dhe ato me zgjedhje të maturës shtetërore, kjo pas vlerësimeve që u janë bërë nga stafi i mësuesve për lëndët muzikore.
Për drejtorin e kësaj shkolle, kjo është një datë e vecantë, pasi një pjesë e madhe e nxënëve largohen pas një qëndrimi 12-vjeçar në këto ambiente studimi. Maturantët e Shkollës “Prenkë Jakova” para se t’u nënshtrohen provimeve të maturës, fillimisht vlerësohen nga një komision kolegjial i shkollës për degën që ata kanë zgjedhur.