Teleskopi radiofonik më i madh në botë, që është ndërtuar në Kinë, ka filluar një fazë intensive të testimit.

Shkencëtarët kinezë raportojnë se pjata gjigande, me perimetër 500 m, është kompletuar dhe ka marrë sinjalet e para nga hapësira. Tani do t’i duhet tre vite për të kalibruar instrumentin që të mund të bëhet plotësisht funksional. Objekti, si pjesë e përpjekjeve të Kinës për t’u bërë një fuqi shkencore, u hap me një ceremoni ditën e sotme. “Është shumë emocionuese,” thotë Peng Bo, menaxheri i projektit për BBC. “Për shumë vite, na është dashur të dalim jashtë Kinës për të bërë vëzhgime, por tani kemi teleskopin më të madh,” tha ai. Teleskopi radifonik, është i vendosur në një krater të madh natyror në provincën Guizhou në jugperëndim të Kinës. Ky ka qenë një projekt ambicioz për Observatorët Astronomikë Kombëtarë Kinez.

Artikulli paraprakALEKSI QË I SHKRUAJTI LETËR OBAMËS SHFAQET NË PUBLIK
Artikulli tjetërREFERENDUMI – ZVICËR, 65.5 % E VOTUESVE PRO MBIKQYERJES NGA INTELIGJENCA