Tete ton kanabis nga Maqedonia në Itali 4 policë në pranga në Qafë Thanë

Policia e Shtetit ka arrestuar katër punonjës policie të Pikës së Kufirit në Qafë Thanë me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim. Të arrestuar janë Clirim Pepa, përgjegjës turni, Ervin Kodra kontrollor hyrje-dalje, Lirim Halili kontrollor te kabina në hyrje dhe Syrja Terziu kontrollor në hyrje. Arrestimi është bërë në vijim të hetimit të nisur pas zbulimit të një kamioni maqedonas me 8 ton kanabis në Itali në shkurt 2017. Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion i ngarkuar me narkotike të kalojë pa u kontrolluar në Qafe Thanë. Kjo është hera e parë që një sasi kaq e madhe, 8 ton me kanabis të trafikohet nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë dhe që më pas përfundoi në tregun italian.

Artikulli paraprakPOLICIA JEP DETAJE PËR IZRAELITIN ME PAJISJEN PËRGJUESE
Artikulli tjetërITALI-SHQIPERI 2-0,KOSOVE -ISLANDE 1-2