Tetë vjet burg për dy skafistët vlonjatë. U kapën në gomonen me 800 kg drogë

Gjykata italiane e qytetit të Lecces ka dhënë dënimin ndaj dy skafistëve shqiptarë Devi Aliaj e Aleksandro Begaj , të cilët natën e 23 shtatorit të vitit 2016 u arrestuan nga financa italiane ndërsa po trafikonin me gomone rreth 800 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Juria nën drejtimin e gjykatësit Vincenzo Brancato me një gjykim të shkurtuar ka dënuar Devi Aliaj me 6 vjet e 20 ditë burg si dhe me një gjobë prej 40 mijë euro. Ndërsa Aleksandro Begaj është dënuar me 2 vjet 8 muaj e 20 ditë burg kundrejt 4 vjet e 6 muaj burg që kishte kërkuar prokuroria. Dy skafistët shqiptarë ishin rezident në qytetin e Vlorës. Operacioni i Policisë Financiare u ekzekutua natën e 23 shtatorit të 2016, kur roja bregdetare identifikoi gomonen me drogë rreth 11 milje larg brigjeve italiane. Ndalimi i saj e arrestimi i dy skafistëve shqiptarë u bë në afërsi të komunës së San Kataldos në Lecce. Gomonia ishte e gjatë rreth 8 metra dhe e pajisur me 2 motra të fuqishëm jashtë bordit të saj.

Artikulli paraprakNJË GRABITËS I ARMATOSUR SULMON NJË BANKË NË WALDSHUT TË GJERMANISË
Artikulli tjetërIDENTIFIKOHET AUTORI I SULMIT TERRORIST NË PARIS, KU U VRA NJË POLIC