Tetë vjet burg për dhunë seksuale të rënduar, rrëmbim personi, lëndime të forta, kërcënime dhe shpifje ndaj të dashurës 18-vjeçare.
Ky është dënimi që iu dha dje nga gjykata italiane në proces të shkurtuar, shqiptarit K.H., 21 vjeç, që jeton në San Concordio. Ai tani është i burgosur në Prato.
Ngjarja tronditëse ndodhi në nëntor 2017. Në atë kohë ai ishte në lidhje dashurie me vajzën, por ishte xheloz në nivel paranoik, shkruajnë mediat italiane. Në të paktën 3-4 raste e kishte rrahur atë si ndëshkim për sjelljen që nuk i pëlqente. Ajo, e dashuruar, nuk e kishte denoncuar.
Një mbrëmje vajza kishte rënë dakord të qëndronte në shtëpinë e tij në San Concordiu, për të kaluar aty natën, për herë të parë. Por papritur atij iu ndez një shkëndijë e fortë dhune.
Ai e kishte lidhur vajzën në shtrat dhe e kishte përdhunuar, pa qënë në gjendje ajo ta kundërshtonte.
I kapur nga një xhelozi e çmendur, ai e kishte qëlluar me grushta dhe e kishte shtrënguar në fyt dhe madje e kishte goditur me shkopin e një fshese, shkop që ishte thyer nga brutaliteti i madh i goditjeve.
Një natë e pafund terrori për vajzën aq të re, të cilës ai i kishte marrë edhe celularin për të mos lejuar të thërriste për ndihmë.
Në mëngjes, para mesditës, ai ishte veshur për të dalë, duke e kyçur brenda në shtëpi dhe vajza, që kishte përfituar nga një moment shpërqëndrimi, kishte marrë celularin dhe kishte njoftuar prindërit.
Para se të largohej, ai e kishte kërcënuar me vdekje: “nëse më denoncon, unë të vras…”
Prindërit e tronditur e kanë dërguar vajzën me shpejtësi në Urgjencë, ku ishte aktivizuar “kodi rozë”: fraktura, hematoma, enjte të rënda në çdo pjesë të trupit. Një dhunë e tmerrshme. Ajo, e nënshtruar dhe e frikësuar, nuk donte ta raportonte, madje i kishte dërguara tij mesazhe për ta qetësuar.
I riu, në sytë e policëve që e arrestuan, nuk u tregua as i penduar as i mërzitur. Në të vërtetë, ai tha se kishte mbrojtur veten nga vajza.
Prokurori Salvatore Gannino e dërgoi në burg.
Tani, K. H, është në qeli me një dënim me burg prej tetë vjetësh, dënim prej të cilit ka përfituar ulje me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.