Nga sot, duhet t’i themi zyrtarisht lamtumirë verës. Ky muaj do të nisë me shi, duke na njoftuar kështu se stinët kanë ndryshuar.
Ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ndërkohë që nesër do të ketë shira në veri të vendit.Temperaturat do të jenë tipike të kësaj stine, me vlera që luhaten nga 7 gradë C më e ulëta dhe 28 gradë C, që do të jetë temperature maksimale.
Ky muaj do të ketë rreth 4 ditë me mot të ftohtë dhe rreth 7 ditë me mot më të ngrohtë dhe temperatura më të larta. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë gjatë ditës, me shpejtësi maksimale 70 km/h nga verilindja ndërsa në det vijon dallgëzimi 5-6 ballë.
Në territor moti do dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të dendura në orët e para të ditës në veri e verilindje, ku priten shira të përkohshëm si dhe shfaqet dëborë në majat e maleve.
Kjo javë pritet që të sjellë rënie të theksuara të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës; ku vlerat minimale në rang territori ulen deri në 6°C ndërsa maksimumet nga 34°C gjatë këtyre ditëve, do ulen në 25 – 26°C.
Sipas sinoptikanëve pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet. Luhatje minimale të temperaturave do të kemi edhe përgjatë ditëve të martë dhe të mërkurë por sipas meteorologëve ato do të jenë të pandjeshme.
Deri të enjten parashikohen vranësia, shira por temperaturat do të vijojnë të jenë 23 dhe 25 gradë celsius. Ditët me diell pritet të kthehen fundjavën e ardhshme.