Edhe pse mamografia është një shërbim që ofrohet falas gjatë gjithë vitit në Shkodër, prej fillimit të muajit tetor ka patur një fluks të shtuar të depistimeve që kryhen çdo ditë në Poliklinikën e qytetit. Dritan Zaja, teknik I radiologjisë në këtë institucion bën me dije se kryhen mesatarisht 40 depistime të gjirit në ditë, kryesisht për gratë mbi moshën 35 vjeç.

Tekniku Zaja apelon gratë që të kryejnë mamografinë në çdo periudhë të vitit, jo vetëm në muajin tetor që është muaji kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit. Në këtë formë kanë më tepër mundësi të kujdesen për shëndetin e tyre.

Në kuadër të “Tetorit Rozë” dhe fushatës që po zhvillohet për ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit, shërbimi I mamografisë ofrohet falas edhe në spitalin rajonal të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakAKTIVISTJA: DYFISHOHEN KAFSHËT ENDACAKE NË SHKODËR
Artikulli tjetërPEDAGOGËT E SHKODRËS DO I BASHKOHEN PROTESTËS