“Ja vlen të jetosh” ishte motoja e aktivitetit të organizuar në Lezhë, në kuader te muajit sensibilizues kunder kancerit të gjirit. Gra, vajza dhe përfaqësues te institucioneve lokale u bënë bashkë ne ketë ndergjegjesim komunitar me fokus jeten. Drejtoresha e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Zoje Zefaj, tha se rastet e femrave me kancer gjiri kanë ardhur në rritje, ndaj kerkohet me shumë vemendje që kjo sëmundje të kapet dhe diagnostikohet në kohe.

Mesazhe sensibilizuese drejtuar grave dhe vajzave lezhjane përcollen dhe përfaqësuesit e institucioneve lokale.

Më pas të pranishmit marshuan përgjate shetitores së Lumit Drin deri ne sheshin Gjergj Kastrioti, duke percjelle mesazhe sensibilizuese per komunitetin.

Artikulli paraprakKRYEPOLICI PRODA TAKOHET ME DREJTUESIN E SPAK, DUMANI: NGRITJE E BASHKËPUNIMIT NË STAD TJETËR DHE RRITJE E BESUESHMËRISË MES PALËVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË “STAR SPORT”