Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit në Lezhë është zhvilluar një marshim sensibilizues, me pjesmarrjen e grave dhe vajzave të të gjitha institucioneve. Marshimi i cili nisi nga qëndra e qytetit për në kala, synon rritjen e sensibilizimit ne emër te jetës dhe vijimësisë se saj.Drejtoresha e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Zoje Zefaj tha se aktiviteti fizik mbetet një ndër aktivitetet mbrojtes për kancerin e gjirit.
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.