Në kuadër të tetorit rozë njësia vendore e kujdesit shëndetësor, ka organizuar një marshim sensibilizues kundër kancerit të gjirit. Saime Grethi e cila ishte pjesëmarrëse në marshim tregoi eksperiencën e saj kur është ekzaminuar me kancerin e gjirit.
E pranishme në marshimin kundër kancerit të gjirit ishte edhe prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, e cila i bëri thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kujdesën për shëndetin e tyre. Megi Bilali shefe e shërbimit parësor në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, tha se parandalimi dhe ekzaminimi shpëtojnë jetë.
Suad Arilla punonjës social pranë qëndrës shëndetësore nr 4, ftoi të gjitha gratë që të marrin këshillat e nevojshme në lidhje me shëndetin e tyre. Gratë dhe vajzat mund të paraqiten pranë poliklinikës apo spitalit rajonal të shkodrës për të bërë kontrollët e nevojshme.