Shkolla e mesme “Kolë Idromeno” në Shkodër I është bashkuar fushatës së ndërgjegjësimit kundër luftës së kancerit të gjirit. Nxënësit kanë shpërndarë në pedonalen para bashkisë Shkodër mesazhe dhe informacione mbi kancerin e gjirit, po ashtu edhe fjongon rozë, simbol të kësaj sëmundje.

Ndërkohë, edhe mësuesit ndajnë mesazhin e tyre për rritjen e ndërgjegjësimit tek gratë dhe vajzat.

Nxënësit shpërndanë mesazhe tek gra dhe vajza të moshave të ndryshme, me qëllim ndërgjegjësimin mbi sëmundjen e kancerit të gjirit, grupmoshat e rrezikuara dhe mënyrat për të luftuar këtë sëmundje të përhapur në masë

 

Artikulli paraprak470 PERSONA KËRKOJNË PUNË NË SHKODËR GJATË SHTATORIT
Artikulli tjetërSHEMBET URA NË RRAGAM, BLLOKON 400 BANORË