Policia e Shtetit ka njoftuar nismën në kuadër të “Tetorit Rozë”, ku punonjëset e policisë përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosen grave dhe vajzave, simbolin unik të kësaj fushate, fjongon rozë.
Policia e Shtetit njofton se ky gjest mban mesazhin për sensibilizim për kujdesin ndaj vetes dhe drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.
Ndërkohë, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese, duke dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit, paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.
Njoftimi:
“Tetori Rozë”, në spektrin human të Policisë së Shtetit
Gratë dhe vajzat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë dhe një aset i çmuar, gjithmonë e më i pranishëm, i Policisë së Shtetit.
Në kuadër të fushatës sensibilizuese mbarëbotërore “Tetori Rozë”, punonjëset e Policisë së Shtetit përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosen grave dhe vajzave, simbolin unik të kësaj fushate, fjongon rozë, me mesazhet e kujdesit për veten dhe të drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.
Ndërkaq, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese dhe gjatë këtyre ditëve, kanë dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit, paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.