Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë u bën apel që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje.

“…dhe me thirrjen e përvitshme në çdo ‘TetorRozë’ për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Qëllimi i kryerjes së analizave është parandalimi i hershëm i sëmundjes dhe për rritja e mundësive për një shërim të plotë të gruas.

Artikulli paraprakVRANËSIRA KALIMTARE DHE KTHJELLIME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërISH-KRYEMINISTRI I HOLANDËS MERR SOT UDHËHEQJEN E NATO-S