PËRKUJTOHET JETA DHE VEPRA E SHKRIMTARIT PËR FËMIJË. “Teufik Gjyli mes miqsh te vjeter dhe te rinj”,keshtu u quajt aktiviteti qe u realizua ne kujtim te shkrimtarit per femije,biblotekarit dhe mikut te femijeve.
Nje organzim qe erdhi edhe ne kuader te dites nderkombetare te librit,ne bibloteken e qytetit “Marin Barleti”,ku te pranishem ishin dhe vete nxenesit e Teufik Gjylit qe sot pas shume vitesh,jane “femije” me floke te thinjur por figura mjaft te shquara te qytetit si profesor Hasan Lekaj,Xhehid Bushati,Zenepe Dibra ,Nadir Erkoqi e shume te tjere. Teufik Gjyli lindi ne vitin 1903 dhe vdiq ne nentor te vitit 1960.Gjithe aktivitetin e jetes se tij ja kushtoi krijimit te veprave per femije,pasi ndryshe eshte quajtur “miku I femijeve”.Ndermori nje pune te veshtire,kur pikerisht pas clirimit te vendit,atehere kur edhe analfabetizmi I kishte rrenjat e thella ne vendin tone,ai punoi me zell qe te ringjallte diturine e sidomos tek femijet. Organizatoret shprehen me keqardhje per faktin qe edhe pse prof.Teufik Gjyli ka krijuar aq shume vepra per femijet,sot ne klasat fillore shume rralle nxenesit njihen me to pasi vepra e tij studiohet vetem ne universistet ,kryesisht ne degen e ciklit te ulet.