Ndeshja e dytë e javës së 11-të në Kategorinë Superiore mes Teutës dhe Vllaznisë, e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim 1-1. Durrsakët nuk dalin te fitorja prej 5 ndeshjeve, ndërsa Vllaznia ndalet pas 2 fitoreve.

Ndeshja nis me ritëm, me të dyja skuadrat që kërkonin fitoren. Në minutën e 33-të prishen ekuilibrat. Aralica u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të ashpër, por pas rishikimit të pamjeve nga VAR, sulmuesi i Vllaznisë merr të kuqin. Pjesa e parë do të mbyllej pa gola, me shkodranët që edhe pse me 10 vetë kërkuan golin.

Pjesa e dytë nis ndryshe. Teuta është më këmbëngulëse dhe në minutën e 55-të gjen golin me anë të Gjorgiev, pas një aksioni të Vilës në krahun e majtë. Sulmuesi prek topin aq sa për të mashtruar portierin Zogoviç dhe 1-0.

Vllaznia nuk dorëzohet, pasi krijon 2 raste të mira shënimi, në 70’ vjen goli i barazimit. Shënon Latifi pas një aksioni spektakolar të Da Silvas në krahun e majtë. 20 minutat e fundit janë vërtet fantastike, ka raste në të dyja portat, por jo gol. Mbyllet 1-1, një rezultat i mirë për Vllazninë për nga mënyra si shkoi ndeshja.

Artikulli paraprakKËNGËTARJA E FAMSHME HYN SOT NË “BIG BROTHER VIP”!
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT E COVID-19 NË VENDIN TONË PËR 24 ORËT E FUNDIT