Ka perfunduar ne barazim pa gola ndeshja mes Teutes dhe Vllaznise e luajtur ne stadiumin’ Niko Duvana’ te qytetit te Durresit.

Shkodranet nuk kane mundur te marrin me shume se nje pike ne kete transferte ,ku ato vinin pas dy humbjeve rradhazi.NdeShja ishte e vlefshme per kategorine superiore te futbollit shqiptar.Vllaznia pas dy humbjeve radhazi gjen qetësinë. Kuqeblutë kanë arritur që të marrin një barazim ndaj Teutës në transfertë. Në përballjen e luajtur në qytetin e Durrësit edhe pse jo një ndeshje me ritëm të lartë dy ekipet kanë arritur që të marrin nga një pikë. Sfida mes Teutës dhe Vllaznisë është mbyllur pa gola në barazimin 0-0. Pjesa e parë nuk ka patur tempin e duhur teksa të dy ekipet më shumë kanë synuar që të mos pësojnë gol. Skudrat ia kanë arritur që në mbrojtje të jenë solide duke lënë pak mangësi në lojën sulmuese. Në këtë mënyrë 45 minutat e para mbyllen 0-0. Në pjesën e dytë pritej që të kishte më shumë ritëm loje dhe një volum më të lartë. Pavarësisht se të dy ekipet kanë tentuar që të gjejnë rrugën e golit nuk ia kanë arritur qëllimit. Dukej sikur ekipet ishin pajtuar me barazimin duke përqendruar lojën më shumë në mesin e fushës dhe një luftë për topin e parë. Mungesa edhe e tifozëve duke qenë se nuk ishin të shumtë i dha një zbehje kësaj përballje që nuk ishte në nivelin e duhur krahasuar me ndeshjet e viteve të mëparshme mes këtyre dy skuadrave. Në fund nuk ka fitues dhe takimi mes Teutës dhe Vllaznisë përfundon pa gola. Me këtë barazim Vllaznia shkon në kuotën e 20 pikëve duke ruajtur kështu pozicionin e saj në mesin e tabelës. Në Durrës trajneri Cungu pati edhe disa mungesa të rëndësishme ndaj barazimi ndaj bregdetarëve mund të cilësohet pozitiv pavarësisht pozicionit aktual që mban Teuta në renditje.

Artikulli paraprakARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR PJESË E BANDËS QË FURNIZONTE ME DROGË ITALINË
Artikulli tjetërSHTOHEN MIQTË NË SHTËPINË E SHQIPTARIT,POLICIA DYSHON DHE NDERHYN