Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur pas takimit të shkurtër me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

“Unë dëgjova presidentin në këtë takim disa minutësh unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë, por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju neboitet një kohë e caktuar, por, gjithashtu ne do ta bëjmë propozimin. Takimi ishte pak minuta për shkak se ishte konsultativ.

Ndoshta do të ketë takime politike institucionale në të ardhmen. Unë do të jem kryeministri i ardhshëm dhe kjo do të jetë kosto për mua, ndërsa zvarritja e Kuvendit është kosto për shtetin. Nuk mund të kthemi pas, ashtu sikur nuk mund të kthehemi para 6 tetorit. Nuk mund të kthehemi pas.

Tani kuvendi është konstituuar, nuk kemi pasur zvarritje, kemi kryetarin dhe kryesinë që kanë marrë votat para kamerave dhe tani besoj që duhet të bëjmë hapa përpara. Oferta që unë kam bërë në pasditen e 23 dhjetorit u refuzua, tani duhet të takohemi dhe bisedojmë që të ndajmë përgjegjësitë.

Unë nuk kam caktuar asnjë ministër nga LDK-ja, kam lënë vendet për ata sipas negociatave që kemi bërë, kam shprehur vendosmërinë për të ecur përpara. Unë nuk dua të propozoj emrin serb pa pasur ata të LDK-së.

Kur të përfundojmë ata të LDK-së dhe të zv/kryeministrit do të kalojmë te pakicat dhe zv ministrat. Kur do që ata janë gati (LDK) jam gati, unë do të komunikoj sërish që ta shikojmë kur të kemi takimin e radhës. Takimet nuk janë lajme, por është marrëveshja që na pret në të ardhmen.

Më mirë do të ishte që çështjen e presidentit ta diskutojmë kur të vijë koha. Edhe atë të mos e përjashtojmë pasi të mbyllim temën e qeverisjes, por oferta ime u refuzua dhe tani duhet të takohemi. Nëse na imponohen zgjedhjet patjetër që marrim pjesë, por e kemi shans unik ta bëjmë qeverinë bashkë duke ecur më shpejt. Kjo punë do të marrë fund shpejt.

Në momentin kur ne dërgojmë shkresën te Presidenti dhe ai bën dekretimin atëherë numërojmë mbrapsht nga 15 deri në zero. Tani do të kthehem në kryesi dhe më pas do të përgatisim shkresën me shkrim zyrtare, që presidenti të bëjë dekretimin. LDK-ja është i vetmi partner i mundshëm. Jemi në hapat e fundit të arritjes së marrëveshjes” tha ai.

Artikulli paraprakGJYKATA E POSAÇME RRËZON KËRKESËN E SPAK PËR PUSHIMIN E HETIMEVE TË 3 GJYQTARËVE
Artikulli tjetërACARI, PROBLEME NË DISA AKSE RRUGORE