Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 26 vjetorin e shpalljes publike të Deklaratës Kushtetuese që u bë me 2 korrik të vitit 1990.

Siç thotë ai, përmes kësaj Deklarate shprehej vullneti i qytetarëve të Kosovës për avancimin e të drejtave deri në nivel të Republikës dhe të shkëputjes nga Serbia. “Në kohën kur filloi shpërbërja e federatës jugosllave, nga ambiciet hegjemoniste të diktatorit Millosheviq, një ndër veprimet më të rëndësishme politike të delegatëve të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990 ishte shpallja publike e Deklaratës Kushtetuese. Përmes kësaj Deklarate shprehej vullneti i qytetarëve të Kosovës për avancimin e të drejtave deri në nivel të Republikës dhe të shkëputjes nga Serbia. Duke kujtuar 26 vjetorin e këtij akti të rëndësishëm, shprehim konsideratë të lartë për delegatët e asaj kohe”, ka shkruar ai në Facebook

Artikulli paraprakFUTBOLLISTI ANDREA PIRLO NË ZI, TRAGJEDI NË FAMILJE
Artikulli tjetërAURELA GAÇE VJEN ME NJË LAJM BOMBË