ISH KRYEMINISTRI FLET PËR 2014-tën DHE PRIORITETET PËR 2015-tën.Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në muajin shkurt. “Negociatat me Serbinë do të vazhdojnë në fillim të shkurtit.

Niveli do të jetë i takimit mes kryeministrave dhe zëvendëskryeminsitrave. Gjithmonë me bazë në Marrëveshjen e Prillit edhe pse Serbia po punon që t’i zhagitë këto marrëveshje”, ka thënë ai.Thaçi thotë se nuk e di datën se kur do të përmbyllet ky dialog. “Se kur do të përmbyllet ky dialog, nuk e di me datë muaj dhe vit dhe mendoj se këtë nuk e di askush, por do të jetë një proces që mund të them se do të zgjasë sepse do të vijnë faza të tjera që do të vijnë në dialog. Por ajo që mund të thuhet është se dialogu është për të mirën e dy popujve”, ka thënë ai.Ai ka thënë se Kosova duhet të ndihet e sigurt në këtë dialog, pasiqë ka mbështetjen e plotë të BE-së dhe NATO-s. “Dialogu do të jetë përsëri i udhëhequr nga BE. Dialogu do ta ketë edhe mbikëqyrjen e plotë nga SHBA dhe NATO, andaj Kosova ka siguri të plotë që të vazhdojë këtë proces. Me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, po tregohet edhe mesazhi i paqes dhe stabilizimit në rajonin tonë” tha veç tjerash Thaçi.

Artikulli paraprakVITI I RI 2015-të, LARMI PROGRAMESH NË STAR PLUS TV
Artikulli tjetërZELANDA E RE, PRET E PARA 2015-TËN