Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mandatoi Albin Kurtin e VV për të formuar qeverinë e re.

Duke reaguar pas nxjerrjes së dekretit, Presidenti Thaçi tha se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur themelimin e institucioneve.

Thaçi: Koha po kalon, prandaj unë si presidenti e kam nënshkruar nominimin për zotin Kurti si kandidat për kryeministër. Ai nominim është ende në tavolinën time të punës. Prandaj që shpresoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë që zoti Kurti të reflektojë në kuptimin e pranimit.

Thaçi tha se do të respektojë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndonëse shtoi se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit që të hedhë hapin e parë, ose të deklarojë refuzimin e mandatit për udhëheqjen e qeverisë.

Artikulli paraprak10 BURRA DHE FËMIJË MUZIKANTË INDIGJENË VRITEN E DIGJEN BRENDA AUTOMJETIT NGA NJË KARTEL DROGE
Artikulli tjetërDËSHMITARIT TË MBROJTUR NË GJYQIN KUNDËR SHULLAZIT I DHUNOJNE DHE GRABISIN BABANE