Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se ka kërkuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, por mohon se kjo nënkupton ndarje të Kosovës.
Ai theksoi se synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre.
Më tej, Thaçi pranoi se arritja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është mjaft e vështirë, por ai tha se do të bëhet e pamundura, që kjo të ndodhë.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, presidenti Hashim Thaçi foli edhe për asiciacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij ka marrë “bekimin” me marrëveshjet e 2013-ës dhe 2015-ës. Jo pak tërmet krijoi në të gjitha trevat shqiptare deklarata e Presidentit Thaçi pak ditë më parë.