Titujt e thuajse të gjithë shkrimeve kushtuar zgjedhjes së presidentit në Kosovë, kanë për emërues të përbashkët gazin lotsjellës; kaosin që shoqëroi një zhvillim politik, i cili në kushte të tjera do të duhet të ishte një procedurë rutinë.

Forca policie dhe snajperist? rreth godin?s parlamentare, gazlotsjell?si i opozit?s n? sall?n plenare, rrug?t e mbushura me protestues q? donin ta ndalnin kete zgjedhje: imazhi që Kosova ofroi ditën e vendosjes së Hashim Thaçit në postin m? t? lart? t? shtetit, nuk ishte fort pozitiv.  Hashim Thaçi zgjidhet president i Kosovës mes gazit lotsjellës, thote BBC. Dhunë në Kosovë teksa Thaçi zgjidhet president, është titulli i Euronevvs-it që shton më poshtë se episodet e skajshme nëpër rrugët e Prishtinës por dhe brenda vetë ndërtesës së Parlamentit i vunë kapakun muajsh të tërë tensionesh mes koalicionit qeverisës dhe anëtarëve të opozites.  Që votimi i Thaçit në Parlament do pllakosej nga sulmet, kjo për një pjesë të mirë të mediave të huaja që raportuan ngjarjet në Prishtinë, ishte e parashikuar. Thaçi caktohet president i Kosovës pavarësisht protestave në Parlament, shkruan Dojce Vele, që përpos artikullit informues, i ka kushtuar kësaj teme edhe disa komente. Një prej tyre, ai i analistes Vilma Filaj-Ballvora e cilëson Thaçin – kreun e ri të shtetit të Kosovës nën hijen e refuzimit.  Zgjedhja e tij vjen në një kohë përçarjesh të mëdha, kujton ajo, e nëse Thaçi nuk do t’i shtyjë forcat politike drejt kompromiseve, atëherë kaosi do të jetë për Kosovën kronika e një ngjarjeje të paralajmëruar.  Francezja Le Figaro ndërkohë, megjithëse e raporton si lajm, nuk i ka kushtuar më shume se dy paragrafe të shkurtër gjithsej ku fokusohet edhe ajo tek dinamika e një zgjedhjeje nën hijen e dhunës dhe gazit lostjellës. 

Artikulli paraprakPAKETA FISKALE, JA ÇFARË KTHEU PRAPA PREFEKTURA E SHKODRËS
Artikulli tjetërHASHIM THAÇI, JETËSHKRIMI I NJË LIDERI NË POLITIKËN KOSOVARE