Pas përfundimit të Samitit të Berlinit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar gazetarëve duke folur për takimin që kanë zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ai pranoi se është folur për liberalizimin e vizave duke thënë se qëndrim i liderëve të Ballkanit për këtë temë është zhgënjyes.
Ndërkaq në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se takimi i radhës do të mbahet më 1 korrik në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.
“Shpresoj që pas zgjedhjeve parlamentare të BE-së, zëri konstruktiv dhe i unifikuar në BE do t’i sigurojë Kosovës fitore dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, duke i hapur vendit rrugën në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar në Twitter presidenti Thaçi.