Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është kundërpërgjigjur komisionerit Johanes Hahn, duke theksuar se deklaratat e tij tregojnë se BE-ja ka mungesë lidershipi dhe vizioni për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

Reagimi vjen ndërkohë që Hahn theksoi se deklaratat e Thaçit dhe të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për bashkim të dy vendeve nëse nuk ka integrim, ishin të papapranueshme.

Hahn:

Deklaratat për ndryshim kufijsh në Ballkan, të papranueshme

Reagimi i plotë i Thaçit:

Komisioneri Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë, paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Për më tepër, ai paska shtuar se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me deklarata të tilla. Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën. Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën.

Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t’ia dijë fare. Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000. Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së. Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë. Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Artikulli paraprakOPOZITA SYNON RRËZIMIN E QEVERISË ME VOTAT E PDK-SË DHE LDK-SË
Artikulli tjetërGOOGLE KËRKON VULLNETARË