Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahen në 2018 dhe ato lokale në 2017.

Kështu ka deklaruar zv/kryeministri Hashim Thaçi duke hedhur poshtë zërat e opozitës për zgjedhje të parakohshme në vend. Hashim Thaçi tha se Kosova tani që duke ecur në rrugë të mbarë pas nënshkrimit të MSA-së dhe plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave, po ballafaqohet me kërcënime e sfida të panevojshme e të pa arsyeshme. Madje Thaçi deklaroi se ata që udhëheqin me vendin vendosin për të, e jo disponimi siç e ka quajtur ai “ i tre katër individëve”. Sipas tij institucionet e vendit janë legjitime dhe të dala nga zgjedhjet , rezultati i të cilave është pranuar edhe nga partitë opozitare dhe si të tilla, këto institucione siguroi Thaçi se do të përfundojë mandatin e tyre atëherë kur edhe është e përcaktuar me Kushtetutën, në vitin 2018.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH KOORDINATORËT, BRËNDA JANARIT GJITHÇKA GATI PËR ZGJEDHJET
Artikulli tjetërTË JETOSH MES FRIKËS DHE VARFËRISË