Presidenti italian Enrico Rossi ka nënshkruar deklaratën e emergjencës rajonale për krizën e ujit në Toskana.

Kjo do të ndiqet nga një kërkesë drejtuar Kryesisë së Këshillit të Ministrave për shpalljen e emergjencës kombëtare. Nga dekreti i nënshkruar, Rossi dërgon një task forcë të krijuar krahas asaj të Autoritetit Rajonal të Ujësjellësit në Toskanë dhe strukturave të tjera të dedikuara, për të paraqitur brenda tridhjetë ditëve nga dita e sotme, një plan me masat e jashtëzakonshme për të zbutur efektet e mungesës së ujit që është tashmë matshme në lumenjtë dhe rezervat ujore.

Situata emergjente rezulton nga të dhënat hidrologjike rajonale në terren. Grupi i punës do të takohet ditët e para të javës së ardhshme në mënyrë që të propozojë Presidentit Rossi masat e para që do të vënë në vend në fund të këtij muaji. Sipas analizave nga Sektori i hidrologjik Rajonal, ka një devijim relativ të temperaturave me 1.1 gradë Celsius, një surplus nxehtësie që vjen për shkak të rritjes së temperaturave.

Nivelet hidrometrike kanë pësuar një rënie në mesataret mujore të regjistruara në pika monitorimi përgjatë të njëjtëve muaj në vitet e mëparshme. Niveli i shirave është gjithashtu në rënie në krahasim me më parë, me thuajse 50 mm. Këto matje tregojnë nivelin e thatësirës që kanos rajonin.

Artikulli paraprakJUNCKER NUK KA SMARTFON, PRESIDENTI I BE-së BESNIK I NOKIAS
Artikulli tjetërBARCELONA HEDH SYTË NGA ANDER HERRERA