Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në lumin Po është zbuluar për shkak të një thatësire ekstreme në Itali.
Bomba prej 450 kg u gjet nga peshkatarët në brigjet e lumit tashmë të tharë.Pjesë të mëdha të lumit 650 km janë tharë në thatësirën më të keqe të Italisë në 70 vjet.
Moti i pazakontë i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë dhe kanë rritur frikën për efektet e ndryshimeve klimatike.
“Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po,” tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi për agjencinë e lajmeve Reuters.
Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg (530 lb) eksploziv, u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë.
Rreth 3,000 banorë aty pranë thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin me siguri një shpërthim të kontrolluar të dielën.Hapësira ajrore e zonës u mbyll gjithashtu për një kohë të shkurtër, si dhe trafiku lumor në vetë rrugën ujore.