Thatësira e tejzgjatur e këtij viti, duket se ka ndikuar edhe tek kultura bujqësore e ullirit në Lezhë. Në fshatin Troshan një ndër zonat e njohura për kultivimin e këtij produkti, prodhimi është më i ulet se vitet e tjera. Fermeret thonë se mungesa e vaditjes ka ndikuar në këtë drejtim, ndërsa problem mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore për vjeljen e ullirit.

Teksa siperfaqet me ullinj në Troshan po vinë gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, fermeret e këtij fshati kërkojnë më shumë mbështetje nga insitucionet vendore dhe qëndrore.

Kultivimi i ullirit në Troshan është një tradite, ku numerohen dhjetra hektarë tokë të mbjella me këtë bimë, ndërsa çmimi i vajit varion nga 7 deri në 10 mijë lek kg.

Artikulli paraprakMASSAFRA: KUJDES ME VENDIMET NË JETË
Artikulli tjetërFILMI KOMEDI “DASHURI ME KËSTE”