Një thatësirë e tejzgjatur, temperatura më të larta se mesatarja e muajve Shtator-Tetor po e karakterizon së fundmi Shkodrën.

Liqeni për shkak të thatësirës ka nxjerrë në sipërfaqe bimësi të shumtë, ndërsa tkurrja e tij ka bërë që uji të ketë një tërheqje të konsiderueshme që kishte vite pa u parë.Thatësira e ka kthyer liqenin e Shkodrës me pamjen e një moçali.

Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe bregu është i mbuluar nga mbetje të ndryshme. Kështu niveli i liqenit vazhdon të pësojë rënie për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve.

Në muajin nëntor të një viti më parë niveli i ujit nuk ishte i tillë , kjo edhe për faktin se këtë anije shekullore Austro-Hungareze nuk jemi mësuar ta shohim në sipërfaqe në këtë stinë.

Megjithatë për syrin e lirë të një qytetari të thjeshtë ajo që bie në sy është sipërfaqja e gjërë me barë që ka mbuluar bregun e liqenit për shkak të tkurrjes që ka pësuar liqeni.

Kjo situatë duket se do të vazhdojë gjatë. Në parashikimin e tyre për muajin nëntor metereologët thonë se ky vit pritet të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm.

Ndërkohë përmirësimi i motit ka filluar që sot dhe pritet që e gjithë java të jetë me mot të qëndrueshëm, të kthjellët. 15-ditëshi i parë i nëntorit do të jetë i qëndrueshëm, me pëjashtim të datës 7-të.

Normalisht për stinën në të cilën jemi kjo nuk është normale sepse muaji Nëntor duhet të jetë muaji më i lagësht i vitit.

Ky vit parashikohet të mbyllet me temperatura më të larta se sa normalet. I gjithë territori ka vlera më të larta se sa normalja.Ndërkohë sipas metereologëve edhe Dhjetori parashikohet të jetë i ngrohtë dhe të ketë më shumë ditë me diell dhe pak ditë me reshje.

Gjatë vëzhgimit që bënë nuk mund të anashkalojmë edhe faktin se ky liqen po kthehet dita-ditës në mocal si shkak i mos vënies dorë në të nga instancat përgjegjëse të cilat kanë abuzuar me fondet që janë dhënë nga për rivitalizimin e kësaj pasurie.

Në një nga vendet turistike më të bukura në vend me liqenin më të madh në Ballkan që është zona e Liqenit të Shkodrës ku konstatohen ndotje në nivele alarmante.

 

 

Artikulli paraprakKARDINALIT TROSHANI I DORËZOHET “VULA E PAQES”
Artikulli tjetërSKEMA E RE E ND/EKONOMIKE E PAQARTË PËR VENDORËT