Shoqata “The Door” ka organizuar edhe këtë vit kampionaitin e futbollit për fëmijë në qytetin e Shkodrës, me sloganin kunder racizmit “Black Lives Matter Albania”. Pjesëmarrës në këtë kampionat ishin fëmijë të kategorive të ndryshme. Drejtuesi I shoqates Kastriot Faci, shprehet se qëllimi I organizimit të këtij aktiviteti është përfshirja sociale e të rinjve në luftën kundër racizmit.

Ish futbollisti I skuadrës së Vllaznisë Hysen Zmijani, I cili ishte I pranishëm në këtë aktivitet ka shprehur mbështetjen e tij për të gjithë fëmijët të cilët duan të bëhen pjesë e futbollit.

Në fund të këtij aktiviteti u shpërndan çertifikata dhe kupa për ekipet e futbollit të vajzave dhe djemve, të cilët u shpallen fituese të kampionatit për vitin 2020.

Artikulli paraprakFERMENTIM, PREJ 18 VITESH PA UJË DHE INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA TRAJNERI I SHQUAR I ATLETIKËS VILDAN TUFI. VUANTE NGA NJË SEMUNDJE E RËNDË