Revista prestigjioze britanike “The Economist” në një shkrim të titulluar “Hash and burn”, flet për përpjekjet e Shqipërisë në kontrollin e përhapjes së plantacioneve të kanabisit.

Gazetari, Tim Judah që ishte i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një operacion për asgjësimin e disa bimëve kanabis, duke iu referuar një burimi diplomatik, shkruan se situata është duke u përkeqësuar. “Një burim diplomatik tregon se, problemi me kanabisin po “përkeqësohet”. Por, pavarësisht nga shkalla e vërtetë e zhdukjes, është e paqartë nëse politika nuk ka ndonjë ndikim të vërtetë. Vende të tjera, si Maroku, gjithashtu furnizojnë Evropën me drogë. Në Amerikën Latine, në përgjithësi shkatërrimi i bimëve të koka¬s dëmton prodhuesit e vegjël, por i lë të paprekur bosët. Tahiri është mospërfillës sidoqoftë. Pavarësisht burimeve të vogla kundër parasë së madhe të drogës, ai thotë se njerëzit e tij po punojnë më mirë se kurrë këtë vit. Për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e rendit dhe ligjit, dhe e besueshmërisë në Evropë-veçanërisht kur synon të hyjë në BE. Tahiri thotë se mafiozët duhet të dinë se nuk ka më “të paprekshëm””, përfundon shkrimi i “The Economist”.

Artikulli paraprakDIETOLOGËT: MOS KONSUMONI MË BANANE NË MËNGJES
Artikulli tjetërAPELI LIRON ADMINISTRATORIN E PULTIT TOM MARKU