Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka publikuar sot fotot më bukura të ditës dhe mes tyre rendit një foto nga malet e Shqipërisë të mbuluar më borë.

Në pamjen e publikuar duke fshati Tërnovë në Bulqizë i mbuluar plotësisht nga bora. Fotografia që ka mahnitur median britanike është realizuar nga Hektor Pustina. “The Guardian” e ka cilësuar si një foto tepër të bukur, madje shkruar se ky vend është 80 milje larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Foto është shkrepur nga fotografi shqiptar Hektor Pustina. “Ja një foto mahnitëse ajrore e fshatit të izoluar të Tërnovës. Një vend rreth 80 milje në veri të Tiranës”, shkruan “The Guardian” në përshkrimin e fotografisë në Intagramm. Ndërkohë në të njëjtën faqe janë publikuar edhe pamje të tjera nga qytetet ballkanike të mbuluara me borë, si kjo e Athinës.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY PJESËTARË TË DYSHUAR TË IS-IT
Artikulli tjetër“KOSOVA ËSHTË SERBI”, TRENI QË KOSOVA S’MUND TA NDALË