I çuditshëm, antik dhe i mrekullueshëm. Ka shumë për të zbuluar ndërmjet kryqëzimeve kulturore të një vendi që ju siguron një aventurë të vërtetë, shkruan Fiona Dunlop për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”.
”Ishte një ujk? Ndërsa makina jonë u hepua në një tjetër kthesë të ngushtë në një fshat shqiptar, një krijesë e çuditshme me qime po na shihte nga buza e rrugës. Pa dyshim që ishte ujk, pasi sapo kishim lënë pas një rezervat natyror, ku një panel për faunën lokale bënte fjalë për një canis lupus identik.
Kjo nuk ishte përvoja e vetme e papritur në vendin e Zogut (mbreti i vetëm i Shqipërisë, në vitet 1920-30), vend që nën diktatorin represiv Enver Hoxha, u mbyll hermetikisht deri në vitet ‘90 nga pjesa tjetër e Europës.
Ne kishim vendosur të nisnim udhëtimin tonë në Korfuz, për të shmangur kaosin dhe shpenzimet në kryeqytetin, Tiranë. Nga gjithë ngushtica, silueta malore e Shqipërisë u shfaq dhe iku çuditshëm si një aureolë, kështu që kur anija jonë më në fund gulçiti në portin e Sarandës, ishte një tronditje të gjeje një xhungël me ndërtesa të ngritura kuturu që përqafonin bregun.
Kjo nisje për në Rivierën Shqiptare nuk ishte për ne, sidoqoftë, si partneri im dhe unë kishim përshkruar udhëtimin tonë rrugor thellë në brendësinë e thyer të jugut, në kërkim të xhevahireve bizantine, bujtinave të çuditshme osmane, xhamive, kështjellave dhe restoranteve që prodhojnë produkte të këndshme lokale.
“Shqipëria ka vetëm një rrugë – ajo shkon deri në Kosovë. Ju nuk mund të humbni!”, na tha ai që na dha makinën me qira në port. Nuk është në fakt ky rast, por në të vërtetë një hartë duhet patjetër. Në këtë vend të çuditshëm, ku makinat private janë vetëm që prej rreth 25 vitesh, parkimi i dyfishtë, ngarjet e gabuara dhe sinjalistika e paqartë rrugore u bënë pjesë e përvojës së pasur.
‘’Mercedes’’-at e fortë dhe SUV-ët plot me shkëlqim ishin normë, por kur rrije me makinë pas një plaku të hipur mbi biçikletë ose mbi një gomar, e gjithë kjo sfidonte shekujt.
Zakonet e tyre janë interesante, sidomos zakoni i lëkundjes së kokës për të thënë ‘’po’’ dhe ai duke u anuar atë për të thënë për ‘’jo’’. Gjuha shqipe në vetvete është ndryshe nga çdo gjuhë tjetër, megjithëse duket nga pak edhe ndikimi italian.
Disa gjëra funksionojnë në anën e kundërt: një mëngjes i bollshëm filloi me kek dhe vazhdoi me djathë, domate dhe suxhuk të fortë para se të mbaronte me vezë dhe, më në fund, kafe me fruta përkrah.
Destinacioni ynë i parë ishte Butrinti, i shpallur zonë e trashëgimisë botërore nga UNESCO-ja, që gjendej në jug të Sarandës. I shpërndarë mbi një gadishull të egër dhe të pyllëzuar dhe i arritshëm përmes një vargu shtigjesh të pashkelura, ai është një shumëllojshmëri e pabesueshme ndërtesash antike greke, romake, bizantine dhe veneciane, ndërkohë që ka edhe një muze të vogël, por madhështor, shkruan ATA.
Disa orë rrëshqitën si me magji, që u shtuan edhe me pak det dhe lule të egra plot aromë. Jo shumë larg, ndaluam për drekë në restorantin ‘’Shtëpia e midhjeve’’. Në një tavolinë pranë një lagune të madhe, mbuluar nga malet, ne hëngrëm midhje lokale, linguini me fruta deti, peshq të pjekur në skarë dhe verë lokale – të gjitha për 22 stërlina.
Më në fund ia dolëm të mbërrinim në vendin e bukurisë të rajonit, Syri i Kaltër, i cili ndodhet në një luginë të gjelbër. Këtu, ndodhej një burim që dilte nga një shkëmb karstik dhe derdhej në liqenin e tij me çdo variant të mundshëm të smeraldit.
Dukej si një mirazh ose ndoshta një përrallë zanash shqiptare, sepse menjëherë aty pranë pamë atë ujk, dhe jo vetëm atë, por edhe kuaj të egër, tufa delesh dhe dhish, që kullosnin aty pranë.
Gjirokastra, ndalesa jonë e ardhshme, është e njohur për kështjellën e saj dhe lagjet harmonike të stilit osman. Në këtë bukuri përfshiheshin shtëpinë e skalitura të Skëndulëve, ku për të na tregoi një trashëgimtar i familjes, i brezit të njëmbëdhjetë.
Ajo ishte konfiskuar nën regjimin komunist të Hoxhës dhe iu rikthye pronarëve të saj në vitin 1993. Njëkohësisht, ishin mbresëlënëse edhe strehimet e popullsisë nga avionët borbardues, një labirint tunelesh dhe zyrash nëntokësore, një reflektim mbresëlënës i paranojës së regjimit të Hoxhës. Megjithatë, ne nuk mund të fajësojnë ushqimin ose mirësinë e vendasve, të cilët na prisnin me mirësi.
Gryka të larta, male të pjerrëta shkëmbore dhe një industri e lehtë prezente, na ndoqën në veri, përgjatë rrugës kryesore që kalon nëpër qytetet përgjatë lumit të gjerë të Vjosës.
Gërmadha të lashta na prisnin në zonën arkeologjike të Bylisit, një qytet i bukur dhe i braktisur 2 500-vjeçar, para se të mbërrinim në Berat , që për mua ishte një spektakël i vërtetë.
Ky qytet i gjallëruar të përqafonte me ‘’mijëra dritaret e bukura’’ (një tjetër vend i trashëgimisë botërore UNESCO) dhe shtrihej përgjatë lumit Osum mes dy kodrave përballë njëra-tjetrës, të mbushura me shtëpi osmane, me një kështjellë që duket si kurorë në lagjen më të lartë, Mangalemin.
Brenda mureve të kalasë, gjenden kishat mesjetare, dy xhami të shkatërruara, shtëpi private dhe një muze i jashtëzakonshëm i artit bizantin, ndërsa hotelet dhe restorantet me tarifa të ulëta, kishin lulëzuar në brendësi të kalasë.
Ushqimi është i gatuar më së miri në Berat. Një mbrëmje, u ulëm në një dritare të restorantit me një pamje të ndritshme të lumit, ku shijuam një specialitet të gatuar me bretkosa të freskëta nga ujërat poshtë restorantit.
Një tjetër mbrëmje erdhëm në kala për të biseduar me Bashkimin, pronar i restorantit simpatik ‘’Antipatrea’’. Darka përfshinte byrek me spinaq dhe tavë kosi për një total prej 18 stërlinash.
Ndërsa pimë pak verë të kuqe të mirë nga vreshti i tij, Bashkimi na tregoi për 17 vitet e tij të punës në Firence dhe se një e treta e popullsisë së Shqipërisë jetonte jashtë vendit. Gjuha italiane flitet gjerësisht, por edhe anglishtja diku, kështu që komunikimi rrallëherë ishte problem.
Berati ishte aty ku ne kuptuam se si Krishtërimi, Islamizmi, Bektashizmi dhe Judaizmi kanë bashkëjetuar në harmoni për shekuj me radhë në Shqipëri.
Kjo tolerancë u ilustrua nga xhamia e sulltanit të shekullit XV, ende në përdorim, një xhami sufi, një muze i vogël hebre dhe një katedrale madhështore ortodokse.
Nga aty, ku dukeshin malet e largëta të mbuluara me borë, iu drejtuam një rruge të gjatë të rrethuar nga kafenetë e shumta. Dielli po afrohej dhe qindra burra dhe gra shëtisnin përgjatë bulevardit, duke u ndalur për një bisedë ose një kafe.
Ky Bulevard ishte njësoj si shëtitorja italiane apo paseo spanjolle. Pavarësisht nga e kaluara e saj ekzotike, Shqipëria është një vend shumë mesdhetar. Kështu u zbulua se Shqipëria është një udhëkryq kulturor ndriçues ku takohet Greqia, Italia dhe Ballkani. Pas ndryshimit, mendoj se Shqipëria është një vend vërtet i admirueshëm dhe padyshim për t’u vizituar”, përfundon ”The Guardian”.