Gazeta e famshme dhe e përditshmja britanike “The Independent” ditën e djeshme ka nxjerrë në treg numrin e fundit në versionin print.

Që nga dita e sotme ajo do të jetë vetëm në versionin Online. Lajmi është dhënë nga grupi mediatik “ESI”, i zotëruar nga Evgeny Lebedev, djali i Alexander Lebedev, miliarderi rus që bleu “The Independent”. Mbyllja e versionit prind pa dyshim do të shoqërohet edhe me shkurtime në staf. “The Independent” doli për herë të parë si gazetë në vitin 1986 dhe brenda një kohe të shkurtër u bë një ndër gazetat me të rëndësishme dhe burim informacioni dhe referimi në mbarë botën.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakJOZEFINA TOPALLI KALON PASHKËT NË SHKODËR ME FAMILJEN
Artikulli tjetërMOTI PËR PESË DITËT E ARDHSHME