Integrimi i Ballkanit në BE është një problem i madh për Rusinë. Është ky titulli i një editoriali të publikuar nga ‘The Indipendent’ e cila i ka kushtuar vëmendje të veçantë situatës gjeopolitike të rajonit tonë mes ndikimeve nga fuqitë e mëdha.
Prestigjozja britanike nënvizon se pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, Moska ka humbur shumë nga kontrrolli mbi Europën Lindore, duke patur parasysh se pas luftës së dytë botërore kishte influencë mbi gjysmën e kontinentit të vjetër.
Ballkani sipas ‘The Indipendent’, është një tjetër fushe beteje që Rusia synon t’a dominojë.
Kjo gjë sipas tyre, dallohet në ndikimin e madh që ka Kremlini mbi Serbinë si dhe tentativat për të ndikuar edhe mbi Shqipërinë.
Në artikull shkruhet më tej se Rusia ka mbështetur vazhdimisht partitë politike që kanë platforma kundër BE-së, sikurse ishte Fronti Nacional në Francë, apo partitë e djathta serbe.
Sa i përket vendit tonë, ‘The Indipendent’ përmend edhe akuzat për financime ruse në drejtim të Partisë Demokratike, duke ngritur pikëpyetje mbi pagesën drejtuar një kompanie lobimi në Shtetet e Bashkuara.
Këto zhvillime sipas prestigjozes britanike duhet t’a nxisin BE-në që të vijojë të luajë rolin e saj domethënës në rajonin e Ballkanit.