Largimi i të rinjve nga Shqipëria drejt vendeve europiane, sidomos drejt Britanisë është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara jo vetëm në vend, por në mediat e huaja.
The Telegraph në një artikull të publikuar sëfundmi shkruan se deri në fund të shtatorit, rreth 9000 shqiptarë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe.
Kalimi i paligjshëm, kryesisht me gomone nga Kanali Anglez është kthyer në një ndër rrugët kryesore për të mbërritur në Britani.
Kontabandistët kanë përdorur kryesisht platformën sociale TikTok, duke “prenotuar” aty biletat për emigrantët, kryesisht nga veriu i Shqipërisë.
Sipas The Telegraph, kohët e fundit trafikantët kanë ndryshuar dhe taktikat e tyre, duke bërë më shumë nisje gjatë agimit për të shmangur kapjen nga policia franceze.
Ata gjithashtu tani po vendosin edhe shumë minorenë për të drejtuar gomonet, në mënyrë që të mos preken nga ligji, për shkak të moshës.
“Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të shqetësuara për fluksin e shqiptarëve, bandat kriminale të të cilëve dominojnë tregtinë e drogës së kokainës në jug të Anglisë dhe janë zgjeruar në kultivimin e kanabisit duke përshtatur teknikat agroponike të zhvilluara në Shqipëri për rritjen e bimëve,” shkruan The Telegraph.
Kryeministri Rama, në një komunikim online me gazetarët u bëri thirrje të gjithë të rinjve që largohen, duke u thënë se 20 mijë paundët që paguajnë për të shkuar atje, mund ti investojnë tek tokat e gjyshërve të tyre, për të ngritur ferma e biznese të ndryshme.
“Mund të fitoni shumë më tepër para se sa mundeni nga një punë e zakonshme në Britani, nëse nuk përfshiheni me rrjete kriminale që mund t’ju joshin me histori me më shumë të ardhura, por që përfundimisht të çojnë në ferr,” tha ai.
Artikulli paraprakEDHE PSE NË SEKUESTRO, INCENERATORIT TË FIERIT I ALOKOHET I GJITHË FONDI VJETOR, 3,1 MLN EURO DERI NË GUSHT
Artikulli tjetërBIDEN NDERON NË LONDËR MBRETËRESHËN ELIZABETH LL, ANALIZA E CNN: ÇFARË FSHIHET PAS MARRËDHËNIEVE TË SHBA-SË DHE BRITANISË SË MADHE?