Thellohet bilanci i viktimave si pasojë e uraganit Dorian, në ishujt Bahamas.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 43.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Duane Sands, i cili shtoi se ka shumë mundësi që numri i të viktimave të rritet, ndërkohë që forcat e shpëtimit janë në terren.

Uragani Dorian, një nga stuhitë më të rënda të regjistruara, ishte më i fuqishmi ndonjëherë që goditi ishujt Bahamas. Ai zgjati dy ditë.

Artikulli paraprak“PUSHTETI ËSHTË I SHENJTË”, META KUJTON MESAZHIN E TIJ TË 11 VITEVE MË PARË: ME AKTUAL SE KURRË
Artikulli tjetërREGJISTROHET VDEKJA E TRETË NGA PËRDORIMI I CIGAREVE ELEKTRONIKE