Theresa May është një e vdekur qe ecën dhe qëndrimi i saj si kryeministre është vetëm çështje kohe.
Deklarata e ashpër vjen nga ish-kancelari konservator George Osborn, i cili gjatë një programi ne rrjetin britanik “BBC”, tha se pas zgjedhjeve parlamentare, Kryeministres May nuk i mbetet shume kohë “Ajo është një e vdekur qe ecën. Në mesin e javës tjetër çdo gjë do të shkatërrohet për të.” May, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare te së enjtes, duke shënuar humbje te elektoratit krahasuar me vitin e kaluar, është ende duke kryer bisedime për qeverinë e re.
Sakaq, një sondazh i bërë publik të dielën në “Sunday Times”, sugjeronte se, pjesa me e madhe e britanikeve kërkojnë largimin e kryeministres May. 48% e te intervistuarve, të cilët mbeshtetën Mayn, tashme kanë mbetur me pak sipas sondazhit. Ndërsa nga ana tjetër, opozitari, kreu i laburistëve Jeremy Corbyn nuk dorëzohet. Ai u shpreh serish i gatshëm të jetë drejtuesi i ri i qeverise britanike dhe te çojë përpara negociatat për Brexit.