Zëri i fëmijëve emigrantë të ndarë nga prindërit. ProPublica, ka arritur të sigurojë audion e fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre në kufirin e Shteteve të Bashkuara.

Fëmijët që mendohet se janë të moshës 4 deri në 10 vjeç të ndarë nga prindërit e tyre emigrantë pa dokumente, dëgjohen të qajnë ndërsa një agjent policia bën batuta: “Kemi një orkestra këtu”

Dikur një praktikë e rrallë, tani punonjësit e rendit ndajnë rregullisht familjet që kërkojnë azil apo përpiqen të futen në Shtetet e Bashkuara në rrugë të paligjshme.

Afërsisht 2 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre gjatë një periudhe gjashtë javore deri në fund të majit, thanë zyrtarë të administratës javën e kaluar.

Presidenti Donald Trump tha të hënën (18 qershor) se ndarja e fëmijëve nga prindërit, që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, është “tepër e dhimbshme”, por nuk dha shenja se ka për të patur ndryshim të politikave.

“Një vend pa kufi nuk mund të quhet vend. Ne duam që vendi ynë të jetë i sigurtë dhe kjo fillon me sigurinë në kufi”, – tha Presidenti. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen “një kamp imigrantësh, apo një objekt për mbajtjen e refugjatëve. Kjo nuk ka për ndodhur”, – tha Trump.

Ndërkohë kjo ka ngjallur debat të madh në Amerikë

Kur Kirstjen Nielson, Sekretarja e Departamentit për Siguri Kombëtare u pyet nëse kishte dëgjuar audion e publikuar të fëmijëve u përgjigj: Nuk kam dëgjuar gjë sot, por unë kam vizituar qendrat dhe ju garantoj se qendrat janë sipas standardardeve.

 

Artikulli paraprakREPERI I FAMSHËM QËLLOHET PËR VDEKJE
Artikulli tjetërSHIRAT E VERËS/ PARADITJA ME KTHJELLIME E PASDITE SHI