Goditi me thikë shokun e tij të ngushtë gjatë një zënke për një thithje të cigares me kanabis, gjykata e ka deklaruar përgjegjës dhe e ka dënuar me 30 vjet burg. Kjo është me një fjali, sentenca ndaj Marsell Disha Romelli, një 27-vjeçar rumun.
Pak më shumë se një vit më parë, në përfundim të një mosmarrëveshje jo larg qendrës së qytezës së Chiari-t, në Brescia, në kohën kur aty festohej një event tradicional, rumuni 27 vjeçar goditi me thikë mikun e tij, 32 vjeçarin A. K.
Sipas gjykatës, rumuni nuk kishte ndalur së qëlluari shqiptarin derisa e la atë të vdekur në tokë, ndërsa ai vet u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Megjithë përpjekjet e dëshpëruara të mjekëve për të shpëtuar jetën e tij, për A. K., baba i dy fëmijëve të vegjël, nuk mundi të bëhej asgjë pasi kishte humbur shumë gjak dhe për shkak të plagës në aortë.
Rumuni Roselli, në arrati me makinën e tij, arriti të kapej nga karabinierët disa qindra metra larg vendit të krimit, në një lloj gjendje të hutuar.
Gjithashtu disa dëshmitarë të skenës mizore, ndihmuan karabinierët duke bërë të mundur identifikimin e shpejtë të vrasësit në arrati.
Gjykata më pas thirri ekspert për të përcaktuar gjendjen mendore të vrasësit, të cilët me vendimin e tyre i hapën rrugë gjykimit për vrasje.