Thërret Allahun dhe sulmon një ushtar në metro

Një person sulmoi një ushtar në metronë e Parisit duke thirrur Allahun, por u çarmatos dhe bllokuar nga ushtria. Incidenti, i cili përfundoi pa lëndime, ka ndodhur në stacionin qëndror Châtelet, ku një burrë me thikë në dorë sulmoi një patrullë ushtarake. Rreth 7000 ushtarë të operacionit antiterrorist “Sentinelle” vijojnë të jenë prezent në territor. Incidenti vjen pas një tjetër sulmi terrorist ku 6 ushtarë u plagosën, dy prej të cilëve në mënyrë serioze, pasi u përplasën nga një automjet në periferinë e “Levallois-Perret” nga një person me një thikë në dorë që më pas u ndalua në afërsi të Kullës Eifel. Policia franceze më pas rrëfeu se agresori kishte pasur për qëllim të sulmonte një ushtar.

Artikulli paraprakARRESTOHET 20-VJEÇARI I ARRATISUR NGA KOMISARIATI I PUKES
Artikulli tjetërSHQIPTARI VRET ISH GRUAN, LË FËMIJËN JETIM