Zona e Thethit vijon që të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm.
Sipas banorëvë atje situata është e vështirë dhe kalimi i mjeteve mund të bëhet me shumë vështirësi vetëm me zinxhirë. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth. OSHEE sqaron se zona e Thethit nuk ka asnjë defet apo problem me energjinë.
“Fakti është se në këtë zonë OSHEE ka shtruar rrjetin e ri dhe ka ndërtuar 5 kabina të reja. Ne keto kushte, u eshte bere thirrje banoreve qe te vijne te aplikojne per tu lidhur me rrjetin e ri, pasi ata nuk kane kontrate me OSHEE.
Deri me dje kane vepruar privatisht, por sot qe te lidhen me rrjetin e ri duhet ta hapesh kontrate me OSHEE, dhe me tej vendoset matesi.
Kjo gje u eshte bere e ditur banoreve te zones, te cilet u jane pergjigjur detyrimit. Mund te kene mbetur ende subjekte qe nuk po reagojne dhe per pasoje nuk kane energji”thotë OSHEE.
Ndërkohë që akset e tjera në Bogë dhe Razëm janë të kalueshme pa probleme por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë, ndërkohë që disa fshatra në Shalë kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike, por tani është rikthyer.
Dëborë në ditët e fundit ra edhe disa zona të tjera të vendit, por nuk raportohet për probleme.