Telefonata në numrin 112 nga banorët dhe reagimi në kohë i Policisë vuri në pranga 24-vjeçarin për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, duke krijuar panik tek banorët dhe pushuesit.
Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi K. H. 24 vjeç, banues në fshatin Theth,Policia njofton se mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë në numrin 112 ka ardhur telefonatë se në qendër të fshatit Theth, një person po qëllonte me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe pushuesit.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi e profesionalizëm dhe falë bashkëpunimit të banorëve, bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të 24-vjeçarit, bashkë me armën e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë.
Ka qenë vetë 24-vjeçari i cili me pranga në duar ka treguar vendin ku kishte hedhur armën me të cilën qëlloi në ajër. Për arrestimin e tij kanë ndihmuar edhe banorët e zonës, ndërkohë i riu do të akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.