Kjo është kulla e ngujimit në fshatin turistik të Thethit në Dukagjin. Edhe sot pas katër shekujsh që nga ndërtimi i saj kjo kullë qëndron në këmbë ashtu si para 400 vitesh. E shpallur monument kulture, këtë ndërtesë shprehet Sokol Koçeku i cili e ka trashëgim nga të parët e tij nuk e shembi as regjimi monist për vlerat që mbart dhe jehonën që ka edhe në botë.

Kulla e ngujimit shprehet Koçeku por edhe gjitha kullat e tjera në Theth parësore kanë patur ruajtjen apo vëzhgimin nga armiqtë dhe më pas janë përdorur edhe për pajtime mes fiseve.

Kulla e ngujimit lidhet edhe me kanunin e Lekë Dukagjinit. Koçeku thotë se kanuni i LekëDukagjinit nuk është ai që kemi sot dhe se gjendet në Vatikan me 5 mijë faqe.
Sot kanuni i Lekë Dukagjinit keqpërdoret dhe kjo ndodh prej vitesh përsa i përket gjakmarrjes apo larjeve të hesapave. Koçeku i cili merret edhe me pajtime gjaqesh thotë se duhet zbatuar ligji dhe se askush nuk kërkon kthimin e kanunit por nuk duhet lejuar as keqpërdorimi i tij.

Përdorimi i parave në faljen e gjakut apo mbylljen e konflikteve të ndryshme në ditët e sotme është një keqpërdorim i misionit që ka një pajtimtar.

Kulla e ngujimit e cila sipas Koçekut është kandidat për UNESCO për ta shpallur një objekt të rëndësisë së veçantë është lënë tërësisht në harresë nga instituciuonet.

Në fund Koçeku tregon edhe një tjetër trashëgimi kulturore që është melodia e parë shqiptare përmes gjetheve të pemës.

Artikulli paraprakRAMA PËR MEDIAN SPANJOLLE: BRENDA JAVËS DO TË VIJNË RRETH 1000 AFGANË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetër31 VJEÇARI NGA TIRANA KAPET NË MURIQAN ME 50 MIJË EURO NË VALIXHE