Pronarët e bujtinave në fshatin turistik të Thethit këtë sezon presin një numër më të madh turistësh sesa vitet e kaluara. Një problem që shtrojnë është paisja me çertefikatat e pronësisë si e vetmja mënyrë për t’i dhënë një zhvillim më të madh Thethit.
Një prej pronarëve shprehet se qeveritë ndër vite por edhe pushteti vendor nuk kanë dhënë asnjë lloj ndihme dhe as investime. Infrastruktura e rrënuar apo mos menaxhimi i mbetjeve në Theth janë problemet kryesore.. E ndërsa ka shumë probleme, sërish pronarët ofrojnë shumëçka për turistët siç është kompleksi i Bjeshkëve të Namuna. Ndër vite pronarët e bujtinave por edhe banorët e Thethit dhe zonave të tjera të Dukagjinit kanë kërkuar më shumë vëmendje dhe investime, gjë e cila nuk ka ndodhur duke u mjaftuar vetëm me premtime të parealizuara në këtë 25 vite.