KULLA E POLIAJVE NË QËNDËR TEK KISHA E THETHIT, NJË NGA DESTINACIONET KRYESORE TURISTIKE. Një shkëndijë elektrike dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar qe ka penguar zjarrëfikëset të mbërrinin në kohë, ka bërë që një banesë turstike 300 vjecare të digjet plotësisht në Thethin e largët në zonën më piktoreske të Shqipërisë.

Kulla e Poliajve në qëndër tek Kisha e Thethit, gjithmonë ka qenë mikpritja e alpinizmit dhe sot shfrytëzohej si bujtinë për vizitorët dhe turistët e shumtë që mbrrijnë në këtë zonë, ku familja Poliajve e kish vënë në shërbim të turizmit në zonën e thellë. Zjarri i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike sipas burimeve paraprake të policisë, fillimisht ka rënë në një barakë pranë banesës, e cila përdorej për gatim, ka përfshirë më pas një makinë që ndodhej aty pranë dhe është përhapur më pas në krejt banesën.

Artikulli paraprakGJAKMARRJA, AVOKATI I POPULLIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërPD AKUZON DAR PËR PËRFSHIRJE POLITIKE