Nga Oblika Kryetarja e Bashkise Shkoder ka folur rreth problematikes se ngritur nga banoret e Thethit. Voltana Ademi tha se banoreve u mungon dokumentacioni mbi tokat dhe pronat e megjithate duhet rishikuar mundeisa permes nje nisme ligjore te posacme per te ndihmuar ato ne plotesimin me certifikata pronesie.
Ajo tha se banoret jane gjobitur nga IKMT me argumentin shkresor se kishin bere nderhyrje shtese ne kulla ne kundershtim me ligjin. Zv kryeministrja Senida Mesi pas kembnguljes se medias per tiu pergjigjur interesit per problematiken e Thethit, tha se fondi i zhvillimit te shqiperise ka ne projekt jo vetem rrugen e thethit por dhe shqyrtimin dhe zgjidhjen e problematikave te tjera ne kete zone turistike.
Nje dite me pare banoret e Thethit mbajten nje takim ne Bashkine Shkoder ku thane se shteti po i masakron me gjoba , pasi ato nuk mund te investojne banesat e trashiguara prej 12 brezesh.