Prej disa ditësh, firma kontraktuese që është marrë në dispozicion nga Bashkia e Shkodrës ka vijuar punën km pas km, për hapjen e rrugës nga boga drejt Thethit.

Tashmë kur kanë mbetur edhe metrat e fundit për hapjen e plotë të këtij segmenti, banorë të zonës shprehen se kjo është një nderhyrje e domosdoshme që nuk është kryer me parë nga institucionet. Nga ana tjetër, Martin Gjoni, punonjës të mirëmbajtjes së këtij segmenti, shprehet se angazhimi i bashkisë Shkodër ka sjelle hapjen e këtij segmenti rrugor nga dëbora e cila në vende te caktuara kalon lartësinë 1 metër e gjysëm. Bashkia e Shkodrës, prej disa ditësh e ka kthyer në prioritet lirimin e këtij segmenti rrugor, pas kërkesave te vazhdueshme te komunitetit të zonës, edhe pse sipas bashkisë një pjese e ketij segmenti nuk është nën kompetencen e Bashkisë Shkodër, por Bashkisë Malësi e madhe. Megjitha, brenda pak ditësh, rruga nga Shkodra në drejtim të thethit do të jetë tëresisht e kalueshme .

Artikulli paraprakPROJEKTI GATI, 2 MONUMENTE KULTURE DO TË RESTAUROHEN
Artikulli tjetërSPITALI I SHKODRËS NË ERRËSIRË, PUBLIKON BARDH SPAHIA