Njerezit kane nisur plazhin prej thuajse dy javesh, ne bregdetin e Velipojes e megjithate pak kilometra me lart, po ne qarkun e Shkodres dhjetra banore jane te izoluar nga bora.

Nje situate e tille nuk mbahej mend prej kohesh qe ne muajin Maj, Thethi te vazhdonte izolimin i cili zgjat prej 5 muajsh. Banoret i bejne apel shtetit, qe te nderhyje per zhbllokimin e rruges dhe gjetjen

e nje zgjidhje perfundimtare per kete problematike e cila i shoqeron prej vitesh, duke e parashtruar si te vetmen kerkese ndaj atyre qe kane per detyre ti sherbejne

Per te inspektuar nga afer situaten ne Theth, ka qene edhe Prefekti i Qarkut te Shkodres, ku edhe ai ashtu si banoret e Thethit, ka pershkuar rrugen e vjeter nga Kiri, ku me per me shume se 6 ore i eshte dashur te mberrije ne Theth, nderkohe qe eshte shprehur se per pak dite rruga do te jete e hapur

Thethi, vuan izolimin edhe pse kane nisur turistet e pare te cilet pelqejne aventuren por nuk pranojne kurrsesi nje situate te tille. Emergjencat civile kane heshtur, edhe pse para sezonit te reshjeve te debores vete Drejtori i Emergjencave Civile,

Shemsi Premci dreklaroi se nuk do te kete bllokime kete sezon, megjithate realiteti i trishte tregon qarte se shteti deshtoi per te mbajtur hapur kete rruge dhe per nxjerre nga izolimi keto banore.

 

Artikulli paraprakTJETËR VIKTIMË NË SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA VIJON PËRGATITJET PËR FLAMURTARIN