Fshati i turistik i Thethit prej dy muajsh është bllokuar nga dëbora, po ashtu dhe pjesa tjeter e dukagjinit. Mesohet se në aksin Boge-Qaf-Thore niveli i dëborës ka arritur më shumë se 40 cm.

Ndërsa rruga nga Dukagjini paraqet rrezikshmëri për shkak të orteqëve. Nga po të njëjtat burime bëhet me dije se emergjencat civile kanë ndaluar ndërhyrjen e Bashkisë në këto segmente për shkak të rrezikshmërisë. Ndrekohe qe dhe autoriteti verior i rrugeve , ka ngritur supet dhe eshte treguar indifferent perballe kesja situate duke u mjaftuar me thenien qe keto akse nuk jane ne juridiksionin tone. Kjo indiference institucionale ka sjelle bllokimin e banoereve te atjeshem si dhe pezullimin e 32 bizneseve qe operojne si bujtina ne kete zone turistike. Ne kete forme jo vetem qe banoret perballen me kushte aspak te mira jetese, te bllokuar , me sherbim te pergjysmuar mjeksor dhe me shkeputje te vazhdueshme te energjise elktrike.

Projekti për rikonstruksionin e rruges është prezatuar, por de fakto edhe këtë sezon dimëror banorët atje dhë biznesi do vuajnë pasojat e izolimit të plotë.

Artikulli paraprakRESHJET E BORËS, PROBLEME NË PUKË
Artikulli tjetër27 VITE NGA RRËZIMI I BUSTIT TË DIKTATORIT